Një propozim i ri mund të bëjë që Zvicra të shkurtojë ndihmën sociale për të huajt që vijnë nga jashtë Evropës.

Marketing

Në kuadër të një projektrishikimi të ligjit për të huajt dhe integrimin, Këshilli Federal  propozon  uljen e asistencës sociale të paguar për shtetasit e vendeve të treta, shkruan thelocal, pëcjell Albora.ch

“Gjatë tre viteve të para pas dhënies së lejes së qëndrimit, shkalla e ndihmës sociale duhet të jetë më e ulët se ajo e aplikuar për popullsinë vendase”,  thanë autoritetet .

Propozimi është zhvilluar nga Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter. 

Projekti do të jetë në fazë konsultimi deri më 3 maj, pas së cilës do t’i paraqitet parlamentit zviceran. Kjo ndihmë është tashmë relativisht e ulët, me shuma që variojnë nga 600 CHF në 1000 CHF në varësi të kantonit. 

Propozimi shkaktoi kritika nga Organizata Zviceriane e Mirëqenies së Punëtorëve, zëdhënësja e së cilës, Caroline Morel,  theksoi  se “në ndihmën sociale, shuma e përfitimeve mbështetëse llogaritet sipas nevojave dhe jo sipas kohëzgjatjes së qëndrimit në Zvicër”.

“Ne kundërshtojmë uljen e statusit të qëndrimit të të huajve që marrin ndihmë sociale. Ne gjithashtu kundërshtojmë uljen e normave të ndihmës sociale për tre vitet e para, pasi këto janë çnjerëzore dhe pengojnë integrimin profesional dhe social”.

“Është e qartë se këto masa shtrënguese do të prekin kryesisht njerëzit e cenueshëm si fëmijët, personat me nevoja të veçanta dhe gratë”, shtoi ajo.

Marketing