Kush ka frekuentuar rezidencat apo hotelet e pushimeve në Shqipëri sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta. Ngritja e lartë çmimeve e sidomos derivateve ka berë që shqiptarët dhe në përgjithësi vendet e Ballkanit të shohin si të pamundur një pushim të paktën një javor e sidomos për qytetarët e Shqiperisë.

Marketing

Kosova në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave tregoi për ngritjen e çmimeve që ka kaluar 12.5.

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave. ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind. Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Produktet kryesore të ushqimit përsëri janë shtrenjtuar. Rritja e çmimeve ka prekur edhe derivatet dhe sektorin e ndërtimit. Agjencia e Statistikave ka treguar se nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind. Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).

ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind. Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, maj 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te karburantet me 5.5 për qind, ndjekur nga pemët me 5.4 për qind dhe vajrat e yndyrat ushqimore me 5.2 për qind. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme. Siç njofton MINT, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.85 euro për litër. Kurse, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.74 euro për litër dhe ai për gaz është 0.78 euro.

Ngritja e çmimeve në Shqipëri

Edhe në Shqipëri rritja e çmimeve është mjaftë e lartë, sipas të dhënave të INSTAT http://www.instat.gov.al/al/temat/%C3%A7mimet/, transporti është rritja më e madhe e çmimeve përfshirë derivatet, më pas ngritja e çmimit është tek ushqimet dhe pije joalkolike,hotele, duahn, mobile, uji etj.

Për më shumë shikojeni grafiken marrë mga INSTAT:

Në krahasim më vitin e kaluar INSTAT ka nxjerrë të dhëna pë ngritjen e çmimeve dhe në bazë të grafikë shihet që viti 2022 ka pasur ngritjen më të lartë të çmimeve dhe se kryesisht të ardhurat më se shumti janë përdorur pë ushqime dhe pije, duke pasuar nga transporti dhe energjia apo lëndet djegëse.

Profesori i Ekonomisë në Kosovë, Mustafë Kadriaj ka shpejguar për Albora.ch se ngritja e çmimeve në krahasim më të hyrat është tejet e madhe. Ai ka bërë një krahasim mes pagave ne Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Tabela tregon për çmimet, pagat dhe papunesinë:

PërshkrimiKosovëShqipëriZvicër
Paga e ulët/mesatare170€-350€250-5004500-5000 Fr
Papunsia30%20%3Fr
Vaji2.90 €3.30 €4.99Fr
Qeraja e banesave2503501500-200Fr
Sigurimi shendetsorNuk kaNuk ka1500Fr
Buka0.50-0.60€1 €2.2-4.9Fr
Djathi5.5€5.5 €7.99Fr
Nafta1.85 €2.20 €2.5Fr
Domatet1.80 €0.70 €2.5-9Fr
Trangujt copa/kg1.30.50 €cope 1.75Fr
specat1.60 €0.854Fr
Data e grafikes, 30.06.2022

Kadriaj ka shpejguar se duke u bazuar në pagën minimale dhe mesatare po ashtu edhe papunësia për tri vende si: Kosovë Shqipëri dhe Zvicra poashtu edhe çmimet e produktëve, vlersoj që Kosova qëndron më së keqi për faktin që kemi pagën më të ulët minimale dhe mesatare, poashtu kemi çmimet më të larta në krahasim me të hyrat dhe papunësinë më të lartë.

“Kosova në krahasim me Shqiperinë qëndron pak më mirë në çmimin e derivateve, vajit ushqimor ndërsa qëndron më keq tek perimet si domate, speca tranguj mbi 100% më shtrenjët se në Shqipëri dhe vende tjera. Ndersa më Zvicër qëndron edhe më keq për faktin që paga në Zvicër është 10 herë më e madhe për dallim të Kosovës dhe Shqiprisë, poashtu Zvicra ka papunësi 3% derisa Kosova ka 30% ndërsa Shqipria 20%, ndërsa në Zvicër qeraja e banesës  përafërsisht është 1500 Fr deri në 2000 Fr  si dhe sigurimi shëndetësor 1500 Fr të cilat e rëndojnë portofolin e qytetarit në Zvicër por njëherit e ngrisin cilësinë e jetës për faktin që banesat kanë komoditet në krahasim me Kosovë dhe Shqipëri si dhe sigurimi shëndetsor ngritë cilësinë e jetës” ka thenë profesori Kadriaj.

Profesori i Ekonomisë, Mustafë Kadriaj,30.06.2022

Ai ka shtuar se të dy qeverive si në Kosovë dhe Shqipëri ju mbetët që të marrin masa konform ekonomisë së tregut në taksa dhe tatime duke lehtësuar të bërit biznes e cila do të reflektonte në jetën e qytetarit si dhe të rrisin bashkpunimin tregtar me qëllim që të dalin me çmime më të favorshme për qytetarin për faktin që mos të mbesin vetëm në letër marrveshjet në mes të dy shteteve.

Duhet të i kujtojm opinionit që këmbimi valutor euro dhe frnaga është 1 me 1 tregues i cili edhe më shumë e thellon krizën në Kosovë dhe Shqipëri për faktin që kemi paga shumë më të ulta se Zvicra, papunësi të lartë ndërsa me çmime iu ofrohemi shtetit të Zvicrës. 

Foto ilustrim

Ngritja e çmimit të derivateve, që aktualisht në Shqiperi është 260 lekë(2.20 euro) kurse në Kosovë 1.86 euro është shpenzimi më i madh që shqipatrët e shohin si të papërballushëm derisa sipas të dhenave një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme, më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë dhe e 17-a në botë.

Nafta në Shqipëri aktualisht është më shtrenjtë se në Gjermani e Zvicër.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin, diku rreth 468 euro, kurse në Kosovë paga mestare sillet rreth 480 euro.

Ngritja e çmimeve të derivateve ka prek gjithë botën dhe kjo sipas eksperteve për shkak të luftës në Ukrainë.

Çmimi i derivatëve në Zvicër e Gjermani:

Në Zvicër çmimi i naftës në këtë fillim muaji është shenuar më 2.43 fr që i bie në euro 2.40 euro, sepse aktualisht euro në konvertim është e njejtë më euro.

Foto, Zvicër 01.07.2022

Aktualisht çmimi i naftës në Gjermani është 2.08 që i bie se më shtrenjtë është nafta në Shqiperi se në Gjermani.

Gjermania, çmimi i naftës, 30.06 2022

Duke bërë një krahasim mes pagave të Kosovës, Shqipërisë më pagat në Zvicer e Gjermani del se shpenzimet janë pothujse të njëjta derisa pagat janë shumë fish më të ulëta në Ballkan sidomos në Shqipëri.

Më këto paga shumëica e qytetareve nuk mund të paguajnë as pushimet verore dhe planifikimi i vetëm ëshë që të mund tia dalin më gjera ushqimore, naftë dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike që gjithësesi janë më të shtrenja se në Zvicër.

Ani pse Shqipëria njihet për bregdetin e mrekullushëm që ka shumica e pushusve janë nga vendet tjera apo nga Kosova.

Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për shumicën e bregdetit shqiptar.

Çmimet e hoteleve në bregdetin shqiptar janë më të larta se asnjeherë tjetër, përfshirë këtu edhe akomodimi dhe gjerat përcjellëse.

Derisa vitin e kaluar çmimet kanë qenë të larta e sidomos në muajin korrik e gusht edhe këtë vit pothuajse janë dyfishuar çmimet ani pse Qeveria e Shqperisë kishte garantuar se nuk do të kishte rritje të çmimeve.

Kosovarët në shumicën e rasteve pushimet verore I kalojnë në Shqipëri në Durrës, Shengjin apo në pjesën jugore në Vlorë e Dhermi.

Derisa në Shengjin mund të kalosh një pushim në më pak para në jugun e Shqiperisë kjo nuk ndodh dhe atje gjithëqka është më shtrenjtë.

Çmimet e hoteleve varojnë nga çmime mestare nga 35 euro nata dhe deri të cmimet më të larta në hotele më më shumë nam që shkon deri ne 85 euro nata, por ka nga ato hotele më luksoze që arrinë deri në 160 euro nata për përson kryesisht që janë në Vlorë apo Sarandë.

Albora.ch

Marketing