Shqiptaria gjithmonë ka ditur të na dhuron në mënyrë të përditshme yje.
I tillë është rasti i Elijon Thaqi-t. Ai është vetëm 10 vjeç, dhe është një yll futbolli.
Elijoni ka shumë të zhvilluar zotësinë e futbollit.
I lindur në Basel të Zvicrës në vitin 2012, nga nëna Besa, ky futbollist i madh në të ardhmen do të jetë krenaria e jonë.
Ky talenti futbollit, është fëmiu i dy shqiptarëve nga Llabjani i Pejës. Duket se futbollin e ka trashëgim nga i ati Burim Thaqi i cili ishte njëri ndër futbollistët e shquar në vitet e 90-ta.
Prindërit e tij tregojnë për Albora.ch që pasioni dhe talenti i tij i jashtëzakonshëm për futbollin është vërejtur qysh në moshën 5 vjeçare.
“Qysh në moshën 5 vjeçare kemi vërejtur talentin dhe pasionin e tij, më pas kemi investuar në të duke i plotësuar gjitha kërkesat që kërkon ky sport. Më pas talenti i tij është vërejtur dhe nga klubet këtu në Zvicër, të cilat kanë shprehur interesim për Elijonin. Deri më tani ka ndërruar dy klube brenda 3 viteve”-thonë prindërit e tij, shkruan Albora.ch
Momentalisht Elijoni është pjesë e ekipit të mirënjohur zviceran “Basel Old Boys”.
Në kanalin youtube mund të shijoni momentet me të mira të tij me Edin Zhegroven.
Elijoni i vogël por yll i madh futbolli ëndërr e ka që të vesh fanellen e kombëtares së Kosovës.
Ai ka një motër Elijonen e cila sigurisht që do jetë krenare për vëllain e saj.