Një pensioniste u lidh nga dy burra në banesën e saj.

Marketing

Autorët kanë vjedhur pasuri me vlerë dhjetëra mijëra franga, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch. Ngjarja ka ndodhur në Stansstad.      

Në orën 10:50 të mëngjesit të së hënës, policia kantonale e Nidwalden mori një raport se një grua 85-vjeçare ishte sulmuar në banesën e saj në Stansstad.

Pensionistes iu afruan dy persona të panjohur në derën e banesës. Më pas autorët e kanë futur gruan në banesë dhe e kanë lidhur. Më pas nga banesa është vjedhur pasuria në shumën e disa dhjetëra mijëra frangave.

Autorët e lanë të lidhur 85-vjeçaren dhe u larguan në drejtim të panjohur, sipas policisë kantonale të Nidwalden të mërkurën.

Megjithatë, viktima ka arritur të bëjë një telefonatë emergjente. Pensionistja ka mundur të lirohet nga forcat e policisë të cilat kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje.

Marketing