Besnik Abazi është njëri ndër psikiatrit e parë kosovar që ka emigruar në Zvicër e që sot njihet për punën profesionale por edhe bujarinë të tij.

Marketing

Aktualisht Abazi, i cili është specialist i Psikiatrisë dhe Psikoterapisë FMH, pronar i Poliklinikës psikiatrike “Praxisgemeinschaft Rufsteinëeg GmbH”, në Liestal të kantonit Bazeland të Zvicrës, thotë se dëshiron ta jap kontributin e tij edhe në Kosovë duke ndihmuar fëmijë që vuajnë nga sëmundjet e lindura të zemrës.

Besnik Abazi

Psikiatri i njohur ka prezantuar një projekt madhor dhe që do të ishte pikë referimi për gjithë Ballkanin, hapjen e një spitali të kardiokirurgjisë pediatrike nga “Italian Medical Group”. Me të synohet që për herë të parë të mund të operohen fëmijët që vuajnë nga kjo anomali dhe mos të dërgohen jashtë shtetit apo edhe të mbesin pa shpresë derisa presin t’iu vijë radha. Tani për tani është duke prit licencimin e mjekëve italian të specializuar për Kardiokirurgji pediatrike.

Qeveria aktuale e Rpublikës se Kosovës më ndryshimin e udhëzimit administraiv i ka hap rrugë edhe licensimit të mjekëve që vinë nga jashtë për punë në Kosovë, uhezimi administrativ UA 10/2022.

Albora.ch: Si e vlerësoni gjendjen e shëndetësisë në Zvicër në krahasim më Kosovën apo përgjithësi më Ballkanin!

Besnik Abazi: Gjendja e shëndetësisë në Zvicër është tejet e mirë një nder më zhvilluarat në Evropë dhe botë, thuhet se shëndetësia më e shtrenjtë është në SHBA pastaj është Zvicra. Sistemi shëndetësor, sigurimet shëndetësore janë shumë më të privilegjuara më të avancuara për pacientet për njerëzit në Zvicër se sa në SHBA pasi këtu funksionojnë në mënyrë përfekte sigurimet shëndetësore.

Krahasimi i sistemit shëndetësor të Zvicrës më sistemin shëndetësor në Kosovë dhe vendet ballkanike është tejet i madh, po të bëhet një krahasim se si merret çështja e pacientit si trajtohet, si merren analizat laboratorike, kryhen hospitalizimet është një dallim i madh dhe unë kam bindjen se krahasimi i sistemit të Zvicrës ëshë sistem që merret në thelb më problemin, simptomat dhe gjithë çka tjetër që ka të bëjë më pacientin në fjalë, ani pse unë studimet i kam përfunduar në Prishtinë. Ne kemi dallim të mentaliteti se si trajtohet pacienti, ne në Kosovë i trajtojmë pacientët në mënyrë që nuk është me duhura, i dimë të gjitha, i bëjmë të gjitha por në fund pacienti vdes, e në Zvicër trajtimi është krejtësisht tjetër që gjithçka merret me seriozitet të lartë, merret kohë deri të analizohen të dhënat e tij, analizat dhe gjithçka analizohet dhe pak gjë apo fare nuk i lihet kohës, derisa në Kosovë ndodh e kundërta që nga hyrja e pacientet në oborrin e spitalit varet një parregullsi e pasiguri i madhe e deri të menaxhimi që bëhet edhe në strukturat më të larta.

Albora.ch: Ju jeni psikiatër i njohur dhe pronar i në klinikë në Zvicër, na folni pak për punën dhe jetën atje?

Polikilinika në Zvicër

Besnik Abazi: Jam një nder psikiatrit e parë shqiptar në Zvicër, i specializuar në psikoanalizë dhe i subspecializuar në psikiatrinë konziularike, të besh konluziume në spitale të ndryshme, të mjekësisë interne apo kirurgjike, të shkosh në vend dhe të analizosh dhe ta studiosh pacientin. Deri në vitin 2013 kam qenë shef reparti dhe përgjegjës për një lokacion të shërbimit ambulator në kuadër të psikiatrisë se shtetit ambulatore, nga prilli i vitit 2013 kam filluar në shërbim privat në ambulancë private timen ku nga 1 tetori i vitit 2015 jam shkëputur krejt nga sistemi shëndetësor publik dhe kam dal në sistemin privat ku i kam edhe shtatë persona tjerë të punësuar mjekë dhe psikolog dhe kemi një poliklinikë psikiatrike ku i trajtojmë rastet psikiatrike për të rritur nga mosha 18 vjeçare e tutje.

Unë jam përgjegjës i kësaj klinike kjo është poliklinikë e imja, ku trajtojmë pacientë më se shumti më çrregullime depresive, të frikës psikotike dhe këtu hyn edhe skizofrenit dhe çrregullimet bipolare, çrregullimet e personalitetit, njeriut por edhe çrregullime të trurit si Demencat.

Dallimi i psikiatrisë që zhvillohet në Kosovë dhe kësaj në Zvicër është pak më i madh dhe më i theksuar pasi që këtu psikiatrit nuk veshin mantellë të bardhë për të mos krijuar dallim të pacientet që ata ta ndiejnë vetën ndryshe në raport më psikiatrin apo mjekun.

Albora.ch: Sa ka qenë Zvicra mikpritëse për ty?

Besnik Abazi: Në fillim Zvicra ka qenë mikpritëse sepse nuk mund ta them të kundërtën, por ka qenë e vështirë periudha kur është dashur të bëhet inkuadrimi në jetën profesionale mjekësore, në fillim ka qenë vështirësi njohja e gjuhës dhe përvetësimi i gjuhës. Në psikiatri komunikimi është mjeti kryesor për ta kuptuar pacientin dhe për ta ndihmuar atë andaj fillimi ka qenë pak më i vështirë por më kalimin e kohës është dashur ta bëjë një punë të vrullshme vetanake.

Albora.ch: Ju keni premtuar dhe hapjen e një klinike në Kosovë, deri më tani një projekt tejet ambicioz i juaji, jeni afër hapjes?

Klinika e Kardiokirurgjisë Pediatrike-Kosovë

Besnik Abazi: Kirurgji që aplikohet në zemër për ata quhet kardiokirurgji në zemër tek fëmijët që mungon në Kosovë, fëmijët tanë ende dërgohen për në Turqi apo Shkup që të trajtohen për defektet në zemër. Unë jam invesitori i vetëm në Kosovë për kardiokirurgjinë pediatrike italiane në Kosovë dhe kemi për synim edhe sjelljen në Kosovë të mjekëve më eminent të Italisë që ti operojnë fëmijët tanë, më hapjen e këtij spitali do synohet që mos paguhen mija e mija euro për operime jashtë shtetit por ndërhyrjet të bëhen në Kosovë dhe pagesa të jetë përgjysmë më lirë se jashtë shtetit. Investimi im ka të bëjë më shumë interesin humanitar se sa interesin material pasi që unë dua të bëje diçka për ata fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Deri më tani kemi pas shumë pengesa administrative gjë që nuk kemi mundur mjekë italian ti licencojmë mirëpo më aprovimin e udhëzimit të ri administrativ janë heq pengesat ligjore dhe tani na është hapur dera për licencimin e mjekëve italian. Reparti është gati me aparaturë më moderne dhe sapo të merret licensa do filloj shërbimet.

Albora.ch: Çka duhet ndryshuar mjekësia në Kosovë sipas jush?

Besnik Abazi: Mjekësia në Kosovë duhet të filloj të ndryshoj në se në fillim të ndryshoj qasja ndaj pacientit, pacienti të seriozisht dhe të trajtohej në mënyrë që mjeku të vë veten në pozitën e pacientit se si do kishte dëshirë të sillej më të. Duhet të filloj të funksionoj edhe sistemi shëndetësor i sigurimit dhe pastaj sigurimi shëndetësor do t’ia mundësonte pacientet të zgjedh për trajtim në spital privat apo të shtetit por më tarifa të njëjta, ashtu siç funksionin edhe në Zvicër.

Besnik Abazi

Albora.ch: Ju psikiatër cila sëmundje mendoni që është sëmundje e shekullit?

Besnik Abazi: Si sëmundje të shekullit unë e kisha cilësuar depresionin i cili është në rritje në botën perëndimore por edhe në Kosovë, kemi raste të shumta të vetëvrasjeve dhe nga aspekti psikiatrik mendoj se depresioni është sëmundja e shekullit dhe duhet të trajtohen më shumë çrregullimet e sistemit mendor në Kosovë dhe ti jepet më shumë hapësirë pacientëve më çrregullime psikike sikur ata që mund të kenë çrregullime trupore.

Albora.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Besnik Abazi: Planet e mija për të ardhmen janë që të vazhdoj këtu në poliklinikën tim dhe t’ju shërbej pacientëve shqiptar sepse 90% janë shqiptar dhe janë nga gjitha viset e Zvicrës nga vetëm nga kantoni ku unë punoj dhe dijen time si nga aspekti i psikiatrisë dhe aspekti tjetër i funksionimit të sistemit shëndetësor ta sjellë në Kosovë dhe reparti i kardiokirurgjisë pediatrike të fillojë punën dhe fëmijë tanë të fillojnë të trajtohen e të operohen në Kosovë sepse nëse këta fëmijë presin gjatë e nuk operohen gjendja keqësohet për fëmijët më këto çrregullime të zemrës.

This image has an empty alt attribute; its file name is kos-461x1024.jpg
Besnik Abazi në e mesim e mjekëve më eminent në Zvicër

A.Jahaj, Albora.ch

Marketing