Gjermania dhe shtete tjera të Evropës janë synimi i vetëm i stafit mjekësor kryesisht infermierëve të cilët janë duke u larguar nga Kosova.

Marketing

Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz në vend, derisa tregohet se kushtet jo të mira të punës, e paga e ulët po shtyjnë infermierët të lënë vendet e tyre të punës në Kosovë, e të ia mësyjnë shteteve evropiane.

Inferimerët në Kosovë vazhdimisht kanë protestuar për më kërkesa të ndryshme si mbështetje nga Qeveria, rritje pagash por edhe benificione tjera që më ligj u takojnë.

Sipas Odës së Infermierëve, për rreth 10 muaj, mbi 600 infermierë janë larguar nga institucionet shëndetësore, derisa thonë se kjo duhet të jetë shqetësuese për institucionet përgjegjëse pasi stafi mjekësor vazhdonjnë të largohën më të madhe, shkruan Albora.ch.

Sherbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK)

Antigona Durimishi është njera nga infermieret që shumë shpejt do të filloj jetë e punë në Gjermani ani pse ishte e punësuar në Kosovë. Ajo tregon se synim ka pasur punësimin në Sherbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) dhe se për ketë kishte pritur më shumë se katë vite por që asnjeherë nuk u bë.

“Synimi im ka qenë të jetojë në Kosovë dhe normalisht edhe profesionin e infermirës ta vazhdon këtu por gjerat ndryshuar dhe fillova edhe të demoralizohem derisa kam katër vite që pres të punësohem në SSHKUK ani pse gjatë gjithë kohës kam qenë e punësuar në një klinikë private.

Normalisht, kushtet jo të mira në Kosovë kanë berë që të gjithë duan të largohen derisa Gjermania është mundësia më e mirë sidomos tash kur të gjithë kan kanë filluar të mësojnë edhe gjuhën gjermane” ka thënë ajo.

Infermierja ka treguar se vetëm në shoqerinë e saj deri më tani në Gjermani kanë shkuar 13 veta dhe janë duke punuar në spitale të ndryshme derisa ka thenë se shteti nuk i di shifrat e sakta të largimit dhe ndodshta edhe nuk duan ti tregojnë.

“ Askush nuk e di se sa janë larguar dhe se kë shifra çfarë tregohen nuk janë të sakta sepse ka shumë më shumë dhe jo vetëm infermier por edhe nga fushat tjera e deri edhe ushtar të Forcës e Sigurisë se Kosovës (FSK)” ka përfunduar ajo duke mos dashur tregoj spitalin më të cilin ka lidh kontratë në Gjermani ku shpejt edhe do filloj jetë dhe punë atje.

Etiketë: Naser Rrustemaj | Ekonomia Online
Naser Rrustemaj Kryetar i Odës në Infermierëve

Kurse në Odën e Infermierëve të Kosovës, thonë se ikja e këtij kuadri është shqetësuese, derisa thonë se këtë vit mbi 600 infermierë kanë lënë vendet e tyre të punës.“Është me të vërtetë shqetësuese, ikja e infermierëve nga Kosova, pavarësisht se kemi numër shumë të madh të infermierëve, kjo është brengosëse për neve si Odë, por duhet të jetë brengosëse edhe për institucionet përgjegjëse”, ka thënë Naser Rrustemaj – Kryetar i Odës në Infermierëve.

Rrustemaj shton se pavarësisht kërkesave që kanë drejtuar, asnjë prej tyre nuk është marr parasysh deri më tash.

Një ndër spitalet rajonale që ka mungesë të stafit, është edhe ai i Gjakovës. Përfaqësues të këtij institucioni kanë treguar se përkundër që kanë rreth 350 infermierë, ata nuk janë të mjaftueshëm për të mbuluar kërkesat.

Por, mungesë të infermierëve ka edhe në spitalin e Gjilanit dhe spitale në qytete tjera të Kosovës.

Situata me staf shëndetësor në Kosovë është alarmante. Një infermier  në Kosovë kujdeset për 24 pacientë, ndërsa numri maksimal i tyre do të duhej të ishte shtatë.

Paga bazë e një infermieri në Kosovë është rreth 400 euro në muaj, derisa në Gjermani është 2400 euro në muaj.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. Ndërsa, në gati tre muajt e parë të këtij viti, institucionet shëndetësore të Kosovës i kanë braktisur 59 mjekë.

Sipas atyre që po largohen nga Kosova ana financiare është pikënisja kryesore pse mjekët dhe infermierët largohen drejt Gjermanisë.

Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz në vend.

Një protestë e infermierëve

Kosova në vazhdimësi është duke u përballur me mungesë të mjekëve, infermierëve e anesteziologëve të cilët po shkojnë në shtetet të huaja për një pagesë më të mirë. Një prej vendeve ku profesionistët kosovarë shkojnë me së shumti për të ofruar shërbime shëndetësore është Gjermania, shkaku i pagesave të larta.

Pavarësisht mungesave të mëdha që ka Kosova me staf shëndetësor, në tetor në Prishtinë u organizua edhe një forum gjermano-kosovar i infermierisë me moton “Punoni në Gjermani”, shkruan Albora.ch

Kështu ka bërë të ditur “Shoqata Evropiane për çështjet Kulturore dhe Sociale (EKSW) do të organizojë për herë të dytë këtë event e përmes të cilit synohet rekurtimi i kosovarëve për të punuar në Gjermani.

 “Të nderuara zonja dhe zotërinj, pas forumit të suksesshëm në vitin 2019 dhe duke pasur parasysh nevojën e pandryshuar për infermierë të kualifikuar në RF të Gjermanisë si dhe interesimin e vazhdueshëm të njerëzve në Kosovë, ne kemi vendosur që në kuadër të këtij evenimenti t´i ftojmë përsëri qytetarët kosovarë, duke ju dhënë të interesuarve një perspektivë për një punësim apo edhe për t´ju mundësuar atyre një kualifikim profesional në profesionet, që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor në Gjermani”, thuhej në njoftim.

Në kuadër të këtij evenimenti shoqata EKSW do t´i informojë të gjitha motrat medicinale, teknikët medicinalë si dhe infermierët, por edhe të interesuarit e tjerë, që kanë një prapavijë profesionale në profesionet e shëndetësisë mbi mundësitë e punësimit, por edhe të kualifikimit profesional.

“Do të jetë i pranishëm një numër i gjerë i kompanive, që mund të jenë punëdhënësit tuaj potencialë nga të gjitha rajonet e Gjermanisë, me qëllim që ju të mund të njiheni me njëri-tjetrin” thekson njoftimi.

Albora.ch

Marketing