Një 34 vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Antonio H., është dënuar nga autoritetet franceze me 8 muaj burg dhe gjobë prej 28 mijë eurosh, pasi u akuzua për import, transport dhe posedim të 17 kg kanabis bimor.

Marketing

Përveç dënimeve me burg dhe gjobë, shqiptarit me urdhër të kryerjes i ndalohet edhe udhëtimi në tokën franceze për dhjetë vjet të tjera.

Antonio H., banor i Tiranës, u arrestua në zonën e Robervalit, ku në pjesët anësore të bagazhit të veturës së tij por edhe në parakolpin e pasëm, doganierët zbuluan 25 pako kanabis bimor, ose më saktë 17 778 kilogramë. Ai shpjegoi se kishte mbërritur në Francë nga Spanja dhe dy persona i kanë ngarkuar porosinë për transportimin e ‘mallit’ në Belgjikë. Më tej ai tha se kishte pranuar që të trasnportonte porosinë për shkak se nuk po gjente punë, raporton leparisien.fr, përcjellë albora.ch.

Para gjyqtarëve të gjykatës së Senlisit, Antonio H. i njohi faktet me të cilat akuzohej. Megjithatë, për gjyqtarët nuk është e lehtë të komunikojnë me këtë shqiptar 34-vjeçar që nuk flet frëngjisht./albora.ch/

Marketing