Inagurimi i zyreve të reja nga “GEGA Mobile” në Zvicër kompania e suksesshme e udhëhqur nga dy vëllëzerit e kusheriri Gabrieli, Nuha e Manueli janë ndër ata shqiptarët punëtorë të Zvicrës që bëjnë mrekulli më punë.

Marketing

Ata kanë një arritje në fushën e mobileve për ndërtimin dhe shitjen e tyre. Funksionojnë të gjithë bashkë si familja. Nuhë Gega njëri nga pronarët tregon se si kishin vendosur të bëjnë një hap përpara si familje.

“Biznesin kemi filluar ta zhvillojmë në vitin 2017 dhe ky është një biznes i ri dhe presim që bashkë në bashkëesi të bëjmë diçka më shumë. Çelsi i suksesit ka qenë bashkësia dhe jemi munduar që t’i kompletojmë mangësitë e njëri-tjetrit. Ne nuk kemi nda asgjë si familje të gjithë punojmë e jetojmë bashkë dhe kjo ka patur sukses.

Gjithë familja jemi pjesë e kësaj

Ne ende veprojmë si në kohën e vjetër sepse jo vetëm me vëlla por kështu ne kemi funksionuar edhe me kusherinjë. Prindërit e mi në Zvicër dhe me kusherinjtë, kanë qenë gjithmonë bashkë dhe kjo sigurisht është reflektuar edhe tek ne. Ne e gjithë familja jemi pjesë e kësaj dhe kështu edhe në organizim të gjithë kanë marrë pjesë”- ka thënë njëri nga pronarët Nuhë Gega. Ai ka treguar se foksui i tij është që të kthehet në Kosovë me disa projekte zhvillimore që të paktën të ndikojë që dikush mos të dalë në shtete tjera.

“Si 13 vjeçarë kam ardhur në Zvicër dhe tani jam shumë i sigurtë që dua të kthehëm në Kosovë” –shprehet ai. Nuha ka thënë se shoqëria e tij janë ndarë nëpër vende të ndryshme por shpreson që së shpejti do të kthehet në Kosovë dhe tani gjithçka do të jetë më ndryshe . “Le t’i mbajë ëndrrat e veta secili dhe le të rrijë besnik atyre qendrimeve të veta sepse nuk duhet të luhatemi nga ndikimet e ndryshme, sidomos duhet pasur njerëz të dashur rreth vetës dhe gjithçka do të shkojë mirë“- shprehet ai.

Nuha thotë se për gjëra materiale është Zvicra kurse për gjëra shpirtërore është Kosova, sepse atje i pushon shpirti e mendja sepse atje ndjehet i lumtur. Nga ana tjëtër, njëri nga pronarët Gabriel Gega ka treguar se edhe baballarët e tyre kishin patur një bashkëpunim të ngushtë, ashtu siç e kanë këta një bashkëpunim , dhe keshtu kishin vendosur së bashku me Nuhe Gegaj apo siç i drejtohet Gabrieli “Baci Nuhë “, sepse atë e konsiderojnë edhe si vëlla . Ai po ashtu ka treguar se bashkëpunojnë me zviceranë, shqiptarë e të gjithë të tjerët. “Ne po duam të fitojmë besimin e njerëzve sepse vetëm ashtu i kemi të gjithë që na pranojnë e jo me reklama e gjëra të tjera. Njerëzit që i kemi këtu janë motivim për ne.

Gega mobile përfshinë në fakt tri firma

Gega mobile përfshinë në fakt tri firma: Ndërtimi i shtëpive, Lea mobile dhe një firmë për financa. Gabrieli falenderon tre personat më të rendësishëm, por ai thotë së pari falenderon Zotin, e dyta është familja dhe e treta është paraja që i jep mundesitë. Çelësi i suksesit është bashkësia në familje dhe sinqeriteti në bashkësi”- thotë Gabrieli.

Kurse pronari tjetër që është edhe vëllai i Gabirelit, Emanuel Gega ka treguar se me shumë dëshirë merret me biznes. “Se kam menduar asnjëherë që kemi me arrit deri këtu.

Si katër vjeçar kam ardhë në Zvicër. Profesionin e kam laborant por me vëllaun dhe kusherinjët vendosëm që të merremi me biznes. Punët i kemi të ndara secili i ka punët e veta “- thotë ai. Emanueli ka shpejguar se shkon shumë shpeshë në Kosovë sepse edhe nusja është e lidhur shumë atje.

Dekorin e ka berë Faunda decoration

Adresa:

Bahnhofstrasse 3

8586 Riedt b. Erlen

Thurgau

Marketing