Në Foggia të Italisë përgjatë ditëve të para të vitit 2022 në disa biznese kanë ndodhur katër shpërthime me eksploziv, ku për disa nga ato akuzohet një i ri shqiptar.
Fundjavën që lamë pas në “Poseidon” në Vico Ciancarella ishte shpërthimi i fundit.

Marketing

Rezulton se pronari i “Poseidon” është po i njëjti me atë të kompanisë “Coffeè 0861” që merret me shpërndarjen e kafesë raporton corrieredelmezzogiorno përcjellë albora.ch.

Autoritetet italiane raportojnë se pas sulmeve në Foggia fshihet një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë i arrestuar në prill të vitit 2020 i akuzuar po për një shpërthim me tritol në nëntor 2019.

Më tre janar të këtij viti shpërthyen dy lëndë plasëse pranë një parfumerie dhe një dyqani makinash në San Severo.

Ndërsa në Foggia më pesë janar, një sasi tritoli shpërtheu përpara një dyqani lulesh në via Guido Dorso. /albora.ch/

Marketing