Belgjikë

Marketing

Në shkurt, punonjësit belgë fituan të drejtën për të kryer një javë të plotë pune në katër ditë në vend të pesë të zakonshmes pa humbje rroge. Projektligji hyri në fuqi më 21 nëntor, duke i lejuar punonjësit të vendosin nëse do të punojnë katër apo pesë ditë në javë.

Por kjo nuk do të thotë se ata do të punojnë më pak – ata thjesht do të kondensojnë orët e tyre të punës në më pak ditë.

Kryeministri belg Alexander de Croo shpreson se ndryshimi do të ndihmojë për ta bërë më fleksibël tregun e punës të Belgjikës dhe do ta bëjë më të lehtë për njerëzit të kombinojnë jetën e tyre familjare me karrierën e tyre.

Spanja

Pasi partia e vogël e majtë “Mas Pais” njoftoi në fillim të këtij viti se qeveria kishte rënë dakord me kërkesën e tyre për të nisur një program pilot modest të një jave pune katërditore, Spanja nisi një projekt pilot në dhjetor.

Ky projekt është një test për të parë nëse produktiviteti mund të rritet. Kompanitë që regjistrohen mund të marrin ndihmë nga një fond qeveritar prej 10 milionë euro, por ato duhet të hartojnë mënyra për të rritur produktivitetin që kompenson tejkalimin e kostos së pagave, tha Ministria e Industrisë e Spanjës.

Këto përmirësime duhet të zbatohen brenda një viti, ndërsa kompania duhet të qëndrojë në program për të paktën dy vjet.

Islanda

Midis 2015 dhe 2019, Islanda kreu projektin pilot më të madh në botë të një jave pune 35 deri në 36 orë duke mos pasur ulje pagash. Rreth 2,500 njerëz morën pjesë në fazën e testimit.

Për të siguruar kontrollin e cilësisë, rezultatet u analizuan nga instituti britanik Autonomy dhe Shoqata Islandeze jofitimprurëse për Qëndrueshmëri dhe Demokraci (ALDA).

Piloti u quajt një sukses nga studiuesit dhe sindikatat islandeze që negociuan për një reduktim të orëve të punës.

Studimi çoi gjithashtu në një ndryshim të rëndësishëm në Islandë, me gati 90 për qind të popullsisë së punës që tani ka reduktuar orët.

Marketing