Fisnik H. (24) ka dalë para gjykatës në Kiel. Ai po akuzohet për vrasjen e Mustafa A., 31-vjeçar me origjinë turke. Gjatë seancës, shqiptari e pranoi vrasjen.

Marketing

Më 27 qershor të vitit të kaluar Mustafa A. ishte i ulur në një stol parku në Gaarden, një zonë problematike, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albora.ch.

Papritur Fisnik H. (24) ishte dy metra para tij dhe qëllon me armë.  Viktima ishte qëlluar 5 herë nga 24 vjeçari.

Ata kishin mosmarrëveshje për drogë, kurse shqiptari Fisnik H. ka precedentë penalë.

Ai pretendon në gjykatë: “Unë thjesht doja të flisja me të. Mustafa goditi vëllain tim të vogël. Ai donte t`ia thyente kockat”.

Ai e pranoi krimin duke thënë se: “Nuk doja ta vrisja. Por ai u bë gjaknxehtë menjëherë.”

Kurse u pyet në seancë: Pse e kishte pistoletën me vete?

Ai u përgjigjë: “Nuk doja të isha më i dobëti”.

Nëna e viktimës gjatë seancës iu drejtua të akuzuarit: “Kujdes! Flisni të vërtetën, i çmendur.”

Procesi ende po vazhdon.

Marketing