Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në orën 4.00 të mëngjesit të së shtunës në Greqi, kur një 22-vjeçar shqiptar u plagos nga tre persona jashtë një klubi në Artemisa.

Marketing

Konkretisht, tre persona janë përleshur me të riun, kur papritur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur.

 Ndërkohë, tre autorët kanë marrë makinën dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Më pas i plagosuri i ka ndjekur me mjetin e tij, derisa në një kryqëzim ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.

Sipas mediave greke, 22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa Policia po heton për arrestimin e tre autorëve.

Marketing