Kur kanë kaluar 9 vite nga vrasja e një bariu shqiptar, autoritetet italiane kanë dënuar me 21 vite burg pronarin Giuseppe Roi.

Marketing

Mediat në Itali raportojnë se Gjykata ka ulur dënimin e shkallës së parë nga 30 vjet burg në 21 vite e 4 muaj burg.

Në ulje të dënimit ka ndikuar edhe parashkrimi i armëmbajtjes, krim ndaj të cilit është deklaruar se nuk duhet marrë asnjë masë.

Për pjesën tjetër u konfirmua dënimi i datës 19 prill 2022, më pas dëmshpërblimi i përkohshëm dhe dëmi për familjarët e viktimës.

Sipas prokurorisë, i pandehuri që ka dashur të luajë me armë, ka qëlluar dy herë në drejtim të Qamil Hyrait, duke e goditur me një plumb në kokë.

Avokatja Francesca Conte është përpjekur të tregojë pafajësinë e sipërmarrësit duke thënë se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

Sapo të jenë paraqitur arsyet e dënimit (brenda afatit nëntëdhjetë ditësh), mbrojtja do ta vlerësojë ankesën në Kasacion.

Marketing