Një 20-vjeçar, i cili studion në Selanik dhe që ndodhej në vagonin e dytë të trenit të pasagjerëve të përfshirë në përplasje, Andreas Alikaniotis tha se ka shpëtuar 10 pasagjerë.

Marketing

Pas përplasjes, studenti në vend që të largohej nga flakët ka qëndruar në tren, ka thyer me duar xhamat e dritareve dhe ka ndihmuar njerëzit të dalin.

“Ai shpëtoi të paktën dhjetë prej tyre”, tha një mjek në spitalin e Larisës, i cili ka treguar në Facebook historinë e djaloshit, duke e konsideruar një engjëll në tokë.

“Ai është një hero sepse, pavarësisht se ka rrezikuar jetën e tij, nuk e ka braktisur vagonin me gjithë zjarrin e madh që shpërtheu pranë tij, ka arritur të thyejë xhamin e dritareve dhe të shpëtojë të paktën dhjetë fëmijë, djem dhe vajza.

Në këtë ditë të zezë, Andreas na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe etikë! Urime ty Andreas dhe prindërve që të rritën!”, tha mjeku Tziastoudis.

Τραγωδία στα Τέμπη - Ανδρέας Αλικανιώτης: Ανατριχιάζουν οι περιγραφές του  20χρονου που έσωσε τουλάχιστον 10 άτομα
Marketing