Dita e pavarësisë së Kosovës pa dyshim se festohet nga çdo shqiptar anë e mbanë botës.

Ky përvjetor i bërjes shtet të vendit tonë, u festua edhe nga shkollat shqipe në Zvicër.

E në shkollën shqipe të Kreuzlingen-it, ne kantonin e Thurgau-t, përmes aktiviteteve të ndryshme, fëmijët shqiptarë atje festuan dhe uruan 14 vjetorin e pavarësisë.

Mësuesja Albana Bejta-Gjocaj tha se ditëlindja e Kosovës është arritja më e madhe e kombit shqiptar që nga pavarësia e Shqipërisë.

“Kemi obligim moral ndaj fëmijëve tanë, që ata t’i njoftojmë me kulturën dhe herozimin e popullit tonë”, tha ndër të tjera Bejta-Gjocaj./albora.ch/

Marketing
Marketing