Një 12-vjeçare shqiptare e cila jetonte në Sepolia, Greqi, ra pre e përdhunimit të disa të moshuarve. Detaje të tjera tronditëse kanë dalë lidhur me këtë çështje. Adoleshentja shqiptare e cila nuk ka familje është përdorur nga shtetasi grek Elias Michos, me pretendimin se ai po e ndihmonte atë pasi ishte jetime dhe nuk kishte të ardhura.

Marketing

Duke u nisur nga rasti i përdhunimit të minorenes shqiptare autoritetet greke kanë nisur një hetim më të detajuar mbi ngjarjen, pasi mendohet se klientët e Elias Michos të cilët ishin të moshave 60-65 vjeç mund të kenë abuzuar edhe me fëmijë të tjerë.

Sipas autoriteteve duke qenë se në rastin e 12-vjeçares shqiptare përdhunuesit janë të moshave të vjetra ata mund ta kenë “ushtruar” perversitetin e tyre edhe më parë dhe mund të ketë edhe viktima të tjera të cilat nuk dihen.

Mediat greke kanë shkruar se nga hetimet e para dhe gjatë inspektimit të telefonit të Elias Michos, ku ky i fundit e tregonte të miturën si një vajzë jetime të moshës 16 vjeç dhe u kërkonte para në shkëmbim të marrëdhënieve sekuale, me pretendimin se po e ndihmonte të rimëkëmbej.

“Vajza është nga Shqipëria, është jetime, nuk ka prindër. Unë jam i interesuar për të ardhmen e saj, është 16 vjeç, dua ta ndihmoj për të ardhmen e saj, që të ngrihet në këmbë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera tutori i adoleshentes.

Marketing