Thuajse 1 milion persona aplikuan për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër gjatë vitit 2022, me një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Edhe pse shumica hyri në rrugë ligjore, disa janë nga ata që mbërritën me varka.

Marketing

Shifrat e dhëna nga agjencia e BE-së për azilin tregojnë se numri më i madh i aplikimeve, 132 mijë, vinin nga qytetarët sirianë; të ndjekur nga afganët me 129 mijë. Grupi i tretë më i madh ishte ai i turqve me 55 mijë kërkesa.

Shifrat nuk përfshijnë rreth 4 milionë ukrainasit të cilëve, në mënyrë të veçantë iu dha mbrojtje e përkohshme pasi u larguan nga lufta në vendin e tyre.

Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të kërkesave për azilkërkues që prej krizës së refugjatëve të viteve 2015-2016.

Agjencia e BE-së thotë se fluksi ka gjasa të udhëhiqet nga lehtësimi i kufizimeve të udhëtimeve pas pandemisë, shoqëruar me pasigurinë ushqimore dhe konfliktet nëpër botë.

Marketing