Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar edhe sot vizitën në Austri, ku ka takuar kryesinë e degës së kësaj partie në qytetin Graz.

Marketing

Ai shprehet se kënaqësi e veçante ishte vizita te bizneset që janë në pronësi të bashkatdhetarëve tanë, ku shprehet se përjetoi nga afër suksesin e tyre.

“Në takim me bashkatdhetarët tanë, ku isha i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, koordinatorja e Aleancës për Diasporën, Time Kadrijaj dhe koordinatori i AAK-së për Austri, Miftar Kastrati e shumë miq e kolegë të tjerë, pata rastin të takoj personalitete të shquara nga shoqatat shqiptare, arkitektë, studentë, ekonomistë e afaristë të shumtë, me të cilët patëm bashkëbisedim të sinqertë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

I pari i AAK-së ka thënë se themelet e shtetit të Kosovës janë vënë edhe me punë e përkushtim të mërgatës shqiptare.

Marketing