Marketing

Kjo është vetëm një nga videot emocionuese dhe virale të fotografit, Shkumbin Limani, që siç thotë ka një jetë të tërë që merret me artin e fotografisë.

“Ishte një rast prekës, që vazhdojë si bisedë me një pjesëtar të komunitetit rom, ku edhe drekum se bashku. Pastaj me sygjerimin e komentuesve filluam me donacione, e vazhdoj ky aksion”.

Ai rrëfen për albora.ch se thuajse të gjitha donacionet që ai iu përcjell njerzëve në nevojë janë nga diaspora, madje duke qeshur thotë se as kafet kur janë në vendlindje nuk lejojnë t’iu paguash.

“Qytetarët muj me thanë që jon’ t’ndishëm, prej t’cilëve kam marr me mija komente, po për me ndihmu e them që 98%  t’donacionave kanë qenë nga diaspora.  Diaspora ka ndihmu shumë, e më shumë prej donatorëve na ka mbetë shoqni, kur vijnë n’Kosovë dalim për kafe, e fatkeqsisht shpesh as ato s’lajnë me i pagu haha..  Formati i këtij aksioni ka ndryshu për shkak të privatesisë, video ma nuk postohen, por donacionet që vijnë kohë pas kohe dërgohen tek nevojtarët dhe video incizimi i pranimit të donacionit i dërgohet me mesazh tek donatori”.

Ani se këtë gjë e bënë vullnetarisht dhe siç thotë vetëm me përkrahjen e Zotit dhe askujt tjetër, për Shkumbinin ka rëndësi emocioni që merr nga njerzit, qoftë nga një gjest i vogël human.

“E veçantë osht ndryshimi i mimikave t’ftyrës të secilit person që e kemi gëzu, osht e pa pershkrushme gjendja kur merr urata nga personat që ju ndihmon. Përkrahjen e kom pasë vec prej Zotit, prej kërkuj tjeter, t’gjitha prej a deri n zh i kom kry vet”.

Shkumbini tregon se kjo formë e fundit e audio-incizimeve doli të jetë më tërheqëse për të shfaqur emocionet e çastit të qytetarëve në terren. /albora.ch/

Marketing