Marketing

Thirrjes për të kontribuar për Fondin e Sigurisë së Kosovës iu përgjigj pa hezitim, me një shumë goxha të lartë, komuniteti pejan në SHBA, respektivisht në New York, të organizuar rreth Shoqatës ‘PEJA’.

Në një intervistë ekskluzive për albora.ch, kryetari i Shoqatës, Rejmond Zeka tha se në një afat rekord prej vetëm 7 ditësh arritën të mbledhin hiç më pak se 50 mijë e 600 dollarë për Ushtrinë e Kosovës.

“Në afat një javor janë mbledhë këto të holla vetëm nga anëtarët dhe disa miq të Shoqatës Peja – New York. Kjo është vetëm një përkrahje e cila nuk do të mbyllet, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen sa herë që të ketë nevojë shteti jonë. Si nismë e vlerësojmë shumë të qëlluar, duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat në cilat po jetojmë”.

Madje, Shoqata u shpreh e gatshme që në vazhdimësi të mbështesë nisma të tilla.

“Edhe çdo herë që Qeveria e Shtetit tonë do të marrë nisma të tilla në të mirë të Kosovës, do ta ketë përkrahjen tonë”, tha ai.

Pas zhvillimeve të fundit globale, duke iu referuar luftës në Ukrainë nga forcat ruse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti themeloi Fondin e Sigurisë, në të cilin mund të kontribuoj çdo qytetarë.

Ndryshe, FSK u transformua në ushtri të Kosovës më 14 dhjetor të vitit 2018, me një vendim të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, i mbështetur nga Administrata Amerikane dhe i votuar në Kuvendin e Kosovës./albora.ch/

Marketing