Ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj ia ka dorëzuar letrat e kabinetit Ministrisë së Punëve të Jashtme atje, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e përfaqësueses diplomatike të Republikës së Kosovës në Pragë.

Marketing

Ambasadorja Iberhysaj shkroi në Twitter se ndihet e bekuar dhe e nderuar me detyrën e re.

“Sot ia paraqita Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke letrat e kabinetit, duke nisur zyrtarisht mandatin tim si Shefe i Misionit të Republikës së Kosovës në Republikën Çeke.”

“Jam e bekuar dhe thellësisht e nderuar që e përfaqësoj Republikën e Kosovës në Çeki”, shkroi ajo./albora.ch/

Ajo tha se mezi pret të bashkëpunojë me institucionet çeke për t’i thelluar e forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Marketing