Sipas infektologut Hamdi Ramadani, ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka ndikuar në rritjen e rasteve me COVID-19.

Marketing

Ai në një prononcim për albora.ch ka thënë se ardhja e mërgimtarëve nga vendet ku kanë pasur raste edhe më herët me Omicron mund të nxisin rritje të rasteve me të infektuar.

“Lëvizja e madhe e qytetarëve prej vendeve siç është Britania, Gjermania, Franca, Italia e tjera në Evropë si epiqendër mendohet se është Britania, bëjnë të mundur këtë”, tha Ramadani.

“Tashmë janë duke ardhur festat e fundvitit, ku lëvizja e madhe e qytetarëve, nga një vend në tjetrin qoftë në vendin tonë apo në vende tjera, do ta mundësojnë në mënyrë shumë të madhe edhe përhapjen me Omicron”.

Sipas Ramadanit, pas rritjes së numrit të infektuarave, duhet të ketë shtrëngim të masave.

“Duke u bazuar në rastet që i kemi ditëve të fundit, duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për punëtor që janë në punë shtetërore dhe në sektorin privat ku ka frekuencë të madhe njerëzish si në markete të ndryshme, restauronte dhe në kafiteri ose të bëjnë testin PCR në 5, 6 ditë”, ka potencuar Ramadani.

Të shtunën e 8 janarit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 264 persona të infektuar nga COVID-19. /albora.ch/

Marketing