Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi.

Marketing

“Modeli i qeverisjes së pakicave, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Pikërisht kjo është kërkesa e qytetarëve tanë dhe nevojat e shtetit, për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës. Prandaj, ne besojmë se mbështetja sa më e gjerë për këtë koncept në Kuvendin e Malit të Zi do të ishte e dobishme për shoqërinë tonë, për harmoninë multietnike të Malit të Zi dhe për ruajtjen e vlerave themelore për të cilat kemi luftuar”, thuhet në deklaratë./albora.ch/

Marketing