Cristiano Ronaldos ka thyer edhe zyrtarisht rekordin e Josef Bican, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, me 806 gola të shënuar me klube dhe kombëtaren.
Kishte pasur disa debate mbi disa nga rekordet ekzistuese, pasi disa mendonin se Ronaldo tashmë kishte arritur rekordin e të gjitha kohërave.
Megjithatë, ky rekord ka ardhur sot ku Ronaldo shënoi dy gola ndaj Tottenhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premierë.
806. @Cristiano.
— Manchester United (@ManUtd) March 12, 2022
Professional football’s all-time leading goalscorer. #MUFC | #MUNTOT
Sidoqoftë, edhe nëse 805 golat e Bicanit konfirmohen si numri më i madh i golave zyrtar, CR7 tani e ka mposhtur edhe atë duke shkuar në kuotën e 806 golave. Ronaldo hapi rezultatin për Unitedin kundër Tottenhamit me një gola të bukur jashtë zane, ndërsa më pas shënoi golin e dytë pas asistimit të Jadon Sancho.
Portugezi i arriti këto 806 gola me fanellat e Sporting Lisbonës, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Kombëtares së Portugalisë./ALBORA.CH/
Cristiano Ronaldo becomes football's 𝘼𝙇𝙇 𝙏𝙄𝙈𝙀 top goalscorer with 806 goals 🤯 pic.twitter.com/gHlsFaR4u9
— GOAL (@goal) March 12, 2022