Prodhuesi i vaksinës Covid Moderna aplikoi për autorizimin për vaksinën e tij të përditësuar që synon Omicronin, sipas organit rregullator të barnave, Swissmedic.

Marketing

“Përbërja e modifikuar premton të jetë më efektive kundër variantit Omicron”, tha agjencia shëndetësore.

Vaksinat e mëparshme ishin efikase kundër mutacioneve të mëparshme si Delta, por ato nuk ofruan imunitet ndaj Omicron, i cili tani përbën 99 për qind të infeksioneve Covid në Zvicër.

Swissmedic nuk ka thënë se kur do të jepet miratimi për vaksinën e modifikuar, por ndoshta mund të përshpejtojë administrimin e dozave të dyta përforcuese për publikun e gjerë, të cilat autoritetet shëndetësore zvicerane nuk e kanë nxjerrë ende.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing