Autoritetet zvicerane po punojnë për të bërë të mundur që shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë një diplomë master ose doktoraturë nga një prej universiteteve në vend, të kenë të drejtë të punojnë në Zvicër pas diplomimit të tyre.

Marketing

Këshilli Federal i Zvicrës ka shpjeguar më tej se dëshiron të krijojë kushte ligjore për të huajt që kanë marrë një diplomë në zonat me mungesë të punëtorëve të kualifikuar për të qëndruar dhe punuar.

“Për të përmbushur këtë kërkesë, ata duhet të përjashtohen nga numri maksimal vjetor i lejeve të qëndrimit nëse punësimi i tyre është me interes të lartë shkencor apo ekonomik”, sqarohet në njoftimin e Këshillit Federal.

Sipas Entit Federal të Statistikave të Zvicrës, në vitin akademik 2019/2020 në Zvicër kishte 191.812 studentë të huaj. 83.736 prej tyre janë regjistruar në universitetet e shkencave të aplikuara, 14.844 të tjerë në mjekësi dhe farmaci dhe 10.711 në inxhinieri dhe arkitekturë, të gjitha këto fusha studimi për të cilat ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar në vend.

Zvicra ka rregulla shumë strikte kur bëhet fjalë për punëtorët e huaj, dhe vendi lëshon vetëm më pak se dhjetë mijë leje pune në vit për punëtorët jashtë BE-së/ZEE-së./albora.ch/

Marketing