Një sondazh i ri tregon se shumica e popullsisë zvicerane është në favor të sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë pas pushtimit e Ukrainës, edhe nëse kjo rezulton në kosto më të larta të energjisë në Zvicër.

Marketing

Sondazhi i publikuar të hënën nga Instituti Link zbuloi se 57% e njerëzve të anketuar do të mbështesnin ngrirjen e të gjitha aseteve të mbajtura në Zvicër nga zyrtarë të lartë rusë dhe aleatë të qeverisë, transmeton albora.ch.

Zvicra ka miratuar një sërë sanksionesh kundër Rusisë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian, të cilat tani shtrihen në qindra individë dhe dhjetëra kompani, si dhe në disa sektorë ekonomikë, shkruan swiss.

Strategjia e qeverisë zvicerane ka mbështetjen e publikut, sipas rezultateve të sondazhit. Rreth 65% e njerëzve thanë se Zvicra kishte të drejtë që miratoi plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Zviceranët gjithashtu dëshirojnë të shohin veprime të mëtejshme. Një shumicë (56%) do të mbështeste sanksione më të ashpra edhe nëse ato do të kishin pasoja për furnizimin me energji, zbuloi sondazhi. Mbi 50% thanë se do të mbështesnin masa të tilla edhe nëse do të nënkuptonin një rritje të konsiderueshme të çmimit të energjisë ose kostos së jetesës. Megjithatë, 58% e njerëzve thanë se do të ishin kundër më shumë sanksioneve nëse ato çojnë në taksa më të larta që shpenzohen për mbrojtjen zvicerane.

Pothuajse tre të katërtat e njerëzve të pyetur mbështesin gjithashtu strategjinë e qeverisë ndaj refugjatëve ukrainas dhe do të ishin gati të mirëpresin dhjetëra mijëra njerëz.

Sondazhi zbuloi gjithashtu mbështetje të fortë të traditës së neutralitetit të Zvicrës. Në total, 56% e njerëzve thanë se vendi alpin duhet të mbetet neutral ndaj Rusisë dhe Ukrainës. Tetë nga dhjetë persona do të dëshironin që Zvicra të luante një rol neutral ndërmjetësues në luftë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing