Kombëtarja do të mbetet pa portierin kryesor, Yann Sommer në ndeshjet ndaj Anglisë dhe Kosovës. Numri 1 doli pozitiv me virusin korona në Marbella.

Marketing

Yann Sommer është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në izolim në hotelin e ekipit në Marbella. Portieri i kombëtares u testua pasditen e së martës, raporton blick.ch, përcjell albora.ch.

Disa orë më parë, Sommer ishte stërvitur si zakonisht me ekipin dhe kishte caktuar një takim për intervistë me gazetarët zviceranë. Gjatë bisedës, 33 vjeçari nga Cyrihu ishte ende i lumtur për kushtet perfekte në Spanjë dhe po priste me padurim goditjen kundër Anglisë të shtunën në Wembley. 

E vetmja gjë që binte në sy ishte zëri i tij i ashpër dhe fakti që i duhej të pastronte fytin.Lojtari i kombëtares njoftoi përmes SFV se ishte mirë dhe ndjeu vetëm simptoma të lehta. Trajneri Murat Yakin ka reaguar menjëherë dhe ka nominuar portierin e YB, David von Ballmoos./albora.ch/

Marketing