Marketing

Konflikti në Ukrainë mund të ketë ndikim në çmimet e gazit, por nuk ka frikë nga mungesa e furnizimit në Konfederatë, sipas Shoqatës Zvicerane të Industrisë së Gazit (ASIG).

 “Zvicra është e integruar shumë mirë në rrjetin ndërkombëtar të tubacioneve, gjë që rrit rrënjësisht sigurinë e furnizimit”, tha zëdhënësi Thomas Hegglin.

Republika e 26 kantoneve gjithashtu mund të ndryshojë rrjedhën në tubacionin që përshkon vendin që nga viti 2017, kjo do të thotë që gazi mund të rrjedhë jo vetëm nga veriu në jug, por edhe në drejtim të kundërt, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch. Kështu, Zvicra është e lidhur me tregje të mëdha në të gjitha drejtimet.

Anulimi i lejes së funksionimit për gazsjellësin Nord Stream 2 nga kancelari gjerman Olaf Scholz nuk ka asnjë ndikim në sigurinë e furnizimit të Zvicrës, vijon Hegglin.

Për më tepër, zëdhënësi i shoqatës nuk ishte në gjendje të thoshte se cila pjesë e gazit të shitur në Zvicër kalon përmes tubacionit të parë, Nord Stream 1.

“Ne e dimë se nga cilat vende prodhuese vjen gazi, por jo përmes cilit tubacione arrin në Evropë”.

E themeluar në vitin 1920, Asig përfaqëson interesat e sektorit zviceran në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai bashkon rreth 90 kompani të shpërndarjes së gazit, në pjesën më të madhe në duart e publikut. Shoqata është e vendosur në Cyrih dhe ka një agjenci në Lozanë./albora.ch/.

Marketing