Rritja e çmimeve sa vjen e peshon gjithnjë e më shumë mbi prirjen për të blerë, ku sipas një sondazhi të Kompanisë “Seco”, treguesi i përgjithshëm i besimit ka ranë në 3.6 pikë.

Marketing

Zviceranët po shohin në mënyrë më pak të favorshme për të ardhmen, pasi besimi i konsumatorit ka rënë përsëri ku çmimet në rritje po sjellin mos pëlqim, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Në janar, treguesi i përgjithshëm i besimit i llogaritur mbi bazën e një sondazhi tremujor të kryer nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike ra në -3.6 pikë, krahasuar me +3.5 në tetor, tashmë nga +7.6 në korrik 2021, vlera më e lartë në mbi 10 vjet.

Familjet janë shumë më pak optimiste rreth zhvillimit ekonomik të dymbëdhjetë muajve të ardhshëm.

Megjithatë të anketuarit presin që rimëkëmbja aktuale ekonomike të vazhdojë.

Sondazhi i besimit të konsumatorit është kryer që nga viti 1972, në muajt janar, prill, korrik dhe tetor me telefon por gjithashtu edhe online.

Sondazhi i fundit përfshiu 1358 njerëz të moshave 16 vjeç e lart në tre rajonet kryesore gjuhësore.

Të dhënat janë të sakta për të kompensuar efektet sezonale dhe kalendarike./albora.ch/

Marketing