Gjysmë finalja në turneun e madh të tenisit në Roland Garros në Francë përfundoi në agoni për tenistin Alex Zverev në duelin me Rafael Nadal.

Marketing

Zverev ra në tokë duke e mbajtur kyçin e këmbës duke bërtitur nga dhimbja para se ta sillnin një karrocë për ta bartur jashtë terreni.

Rafael Nadal ishte afruar dhe po e ngushëllonte kolegun e tij tenist dhe tregoi se në zhveshtore Zverev ishte përlotur derisa po trajtohej.

Zverev kishte humbur setin e parë në tie-break dhe seti i dytë ishte në gemin e fundit të tie-break të dytë.

Zverev u kthye në fushë me paterica për të dorëzuar zyrtarisht ndeshjen ku edhe pranoi ovacione nga publiku.

Nadal tani do të përballet në finale të Roland Garros me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale. Casper Ruud v Marin Cilic.

  • https://youtu.be/iEfLcRuq9wo
Marketing