Presidenti i Ukrainës Zelensky ka mbajtur një fjalim virtual përpara Kongresit Amerikan.

Presidenti Zelensky duke i falendëruar të gjithë për mbështetjen, tha se Kievi është një qytet nën sulmet e vazhdueshme ruse por nuk do të dorëzohet.

Marketing

“Nuk kemi menduar për asnjë moment të dorëzohemi”, tha ai, shkruan BBC.

Ai tha se vendi po përballet me luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se i ka rezistuar agresionit rus për tetë vite.

“Rusia nuk e ka sulmuar thjesht vendin tim, por është një sulm kundër vlerave tona,” theksoi presidenti.

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se vendi i tij është mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së deri tani. Ai vlerësoi gjithashtu  përfshirjen personale të presidentit amerikan Joe Biden. Por  i bëri thirrje Kongresit  të vendosë më shumë sanksione “derisa makina ushtarake ruse të ndalojë”. Ai madje sugjeroi sanksionimin e të gjithë politikanëve në Federatën Ruse.

“Të gjitha kompanitë amerikane duhet të pezullojnë menjëherë aktivitetet nga tregu rus. Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, shtoi ai./albora.ch/

Lexo edhe:

Lufta në Ukrainë: Çfarë po e pret Ballkanin Perëndimor? Borrell paralajmëron rrezik!
Marketing