Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka uruar grupin Kalush Orchestra për fitorën e tyre në Eurovision Song Contest.

Marketing

Në mesin e 25 shteteve që kaluan në finale të garës, Ukraina dominoi dukshëm me vota, duke marrë gjithsej 631 sosh.

Presidenti Zelensky u tregua krenar me këtë fitore, duke uruar që vitin e ardhshëm Eurovisioni të organizohet në një Ukrainë të lirë dhe të ringjallur.

“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj – jo për herë të fundit. Do të sigurohemi që një ditë pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit të jenë në Mariupolin ukrainas. I lirë, i qetë, i restauruar! Faleminderit për fitoren Orchestra Kalush dhe të gjithëve që na votuan! Sigurisht, akordi ynë fitues në betejën me armikun nuk është larg” shkroi ai në Facebook.

Kalush Orchestra konkurroi në Eurovision me këngën “Stefania”./albora.ch/

Marketing