Presidenti Ukrainas Vladimir Zelenski tha mbrëmë vonë se Forcat a ruse mund të përdorin armë kimike në Ukrainë, por ai nuk konfirmoi nëse ato armë janë përdorur tashmë, megjithëse mbrëmë dolën pretendime se ato janë përdorur.

Marketing

“Sot pushtuesit lëshuan një deklaratë të re që dëshmon për përgatitjet e tyre për një fazë të re terrori kundër Ukrainës dhe mbrojtësve tanë. Një nga zëdhënësit e okupatorit tha se ata mund të përdorin armë kimike kundër mbrojtësve të Mariupolit. Ne e marrim seriozisht. Sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i portit të rrethuar të Mariupolit tha për AP se të paktën 10,000 civilë kanë vdekur në atë qytet në jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit.

“Kufomat janë të shpërndara në rrugë”, tha kryebashkiaku Vadim Boychenko, i cili foli me agjencinë nga një vend i panjohur në Ukrainë, por jo nga Mariupol.

Ai shtoi se ka ende rreth 120,000 civilë në qytet të cilët kanë nevojë urgjente për ujë, ushqim dhe ilaçe.

Marketing