Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën për shkak të pandemisë COVID-19.

Marketing

Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore.

Kryeministrja Jacinda Ardern e quajti hapjen e kufijve si “moment të madh”, duke shtuar se vendimi ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.

Shumica e vizitorëve do të duhet ende të jenë të vaksinuar plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë.

Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet rekreative tani të lejuara të ankorohen.

Zelanda e Re kishte njoftuar në muajin shkurt për planin e rihapjes me faza. Qytetarët e vaksinuar u lejuan të ktheheshin nga Australia atë muaj, derisa ata që vinin nga diku tjetër u tha se mund të ktheheshin në muajin mars.

Në maj, kufijtë ishin të hapur për turistët nga më shumë se 50 vende që janë në listën e vendeve që nuk kanë nevojë për viza.

“Ne, së bashku me pjesën tjetër të botës, vazhdojmë të menaxhojmë një pandemi globale akoma shumë aktive duke i mbajtur njerëzit tanë të sigurt. Por, kjo shtrihet edhe në të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha kryeministrja Ardern në një fjalim në Samitin e Biznesit të Kinës në Auckland të hënën.

Turizmi ishte një nga industritë më të goditura nga masat e ashpra të Zelandës së Re kundër COVID-19, shkruan BBC.

Marketing