Një tjetër projekt shtohet në listën e dueteve të suksesshme të kësaj vere.

Marketing

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Xhensila Myrtezaj dhe Noizy kanë publikuar duetin e tyre të parë.

Kënga mban titullin “Edhe një natë”, dhe siç vihet re nga reagimet e para, duket se është pëlqyer shumë.

“Jam e sigurt që do të jetë një super hit.

Një këngëtare si Xhensila nuk të zhgënjen kurrë”, “Normal që do të jetë një super hit, çfarë mund të presësh tjetër nga Noizy”, “Një duet që nuk e prisnim kurrë dhe do të jetë super hitt sepse si Noizy ashtu dhe Xhensila nuk na kanë zhgënjyer kurrë”, janë disa komente.

Për Xhensilën, ky është projekti i tretë që publikon për këtë verë ndërsa Noizy ka sjellë disa duete. I fundit ishte me Loredanën që rezultoi një këngë shumë e suksesshme, me Ylli Limanin dhe me Ardian Bujupin. Ai pritet të sjellë dhe një këngë tjetër por do të jetë solo.

Marketing