Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka derisa shënoi “gol” jashtë fushe, po ashtu ndau me ndjekësit një lajm të veçantë.

Marketing

Mesfushori shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ai dhe partnerja Arbnora do të bëhen sërish prindër, teksa çifti kanë edhe një djalë të cilin e kanë quajtur Klevis.

“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha, vëmendja dhe dashuria juaj dhe një mrekulli e re”, shkruan Taulanti në fotot e publikuara.

Taulanti dhe Arbnora nuk kanë zbuluar akoma se cila është gjinia e foshnjes, duke vendosur ta mbajnë secret këtë gjë. /albora.ch/

Marketing