Për rreth një vit, ekipi kombëtar i Zvicrës shoqërohej nga një grup xhirues në rrugën e tyre për në Kupën e Botës 2022 në Katar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Kjo rezultoi në serialin dokumentar me gjashtë pjesë “The Presion Game”, i cili ofron njohuri intime mbi punën e brendshme të ekipit kombëtar. Ne kemi përmbledhur pikat më të rëndësishme dhe emocionuese të dokumentacionit.

Në puntatën e katërt “Presioni i gjakut”, fjalën e ka Granit Xhaka. Regjisorët vizitojnë kapitenin e Kombëtares në shtëpinë e tij në Londër dhe flasin me gruan e tij Leonita.

Xhaka flet edhe për çështjen e dyshtetësisë dhe mentalitetin shqiptar në familjen e tij.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”.

 Gjithçka ka të bëjë me imazhin e Xhakës në publik dhe marrëdhëniet e tij me mediat. “Nuk e kuptoj pse shkruhen gjithmonë vetëm gjërat negative”, pyet veten Xhaka.

Megjithatë, dokumentari nuk e vë në pikëpyetje këtë temë shumë kritike, por 30-vjeçari shikon prapa në ndeshjen e tretë në grupe të Kupës së Botës kundër Serbisë.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas ndodh diçka e keqe – dhe unë do tw largohem”, përshkruan Xhaka punën e tij të brendshme. Megjithatë, në shumë skena, 111-fishi i kombëtares tregon vetëbesimin e tij të zakonshëm. “Për të luajtur në këtë nivel për dhjetë vjet, dikush duhet ta bëjë fillimisht”, tha Xhaka në fund të episodit.

Marketing