Skuadra e West Ham do të ofrojë 30 milionë paund për blerjen e sulmuesit të kombëtares, Armando Broja.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga Sky Sports, sipas së cilës, 20-vjeçari është objektivi kryesor i ekipit anglez këtë merkato.

Drejtuesit po punojnë për një marrëveshje që do të konsitonte në blerjen përfundimtare të kartonit të shqiptarit.

Broja është një lojtar i Chelsea dhe sezonin që sapo përfundoi, luajti i huazuar te Southampton, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Në 38 ndeshje të zhvilluara, ai arriti të shënojë 9 gola dhe ka qenë vendimtar për ekipin.

Foto: Arkiv

Marketing