Ish gjenerali amerikan, Wesley Clark, u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëhej kriminel lufte dhe se Rusia do të përballej me ndërlikime të mëdha ligjore e financiare, nëse vendos të sulmojë, duke iu referuar rrezikut për pushtimin e Ukrainës.

Marketing

Ai në llogarinë e tij në Twitter, shkruan: “Nëse ai sulmon, Putini do të bëhet kriminel lufte dhe Rusia do të bëhet shtet mashtrues. Ndërlikime të mëdha ligjore e financiare për Rusinë, nëse ai sulmon”.

Ndërsa, në një intervistë për transmetuesin publik kroat, HRT, Clark i ka komentuar tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të vendosë “nëse do të paguajë një çmim tmerrësisht të lartë, nëse e sulmon vërtet Ukrainën”.

I pyetur se cili mund të jetë skenari më i mundshëm që ai e sheh për momentin në Ukrainë, ish-zyrtari i lartë ushtarak tha:  “Mendoj se Ukraina duhet të jetë e fortë. Putini duhet të vendosë nëse do të paguajë një çmim të tmerrshëm, nëse ai vërtet e sulmon Ukrainën. Vladimir Putini e kontrollon Rusinë, ajo është, në thelb, shtet policer”. /albora.ch/

Marketing