Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk do të rreshtohet me Bashkimin Evropian për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe se nuk do ta pranojë kërkesën për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

Marketing

Parlamenti Evropian miratoi një Rezolutë për Serbinë , e cila rekomandon hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë, kur ajo të përafrojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shpreh keqardhjen që Serbia nuk është rreshtuar me sanksionet kundër Rusisë.

Rezoluta përmend për herë të parë njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe u bën thirrje të dyja palëve që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin “në bazë të njohjes reciproke”.

Kur u pyet për ato kërkesa të BE-së, Vuçiq tha se kancelari gjerman Olaf Scholz ia kishte kërkuar drejtpërdrejt dhe kur u pyet se si do të përgjigjet Serbia, ai tha: “Mirë, mirë dhe i sjellshëm – nuk do ta bëjmë, ose edhe më me mirësjellje – nuk do ra shqyrtojmë”.

I pyetur nëse do të shkonte në dialog me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vuçiq tha se do ta bënte, por shtoi se “askush nuk e ka telefonuar dhe nuk e sheh realisht ndonjë kuptim”.

Foto: Arkiv

Marketing