Dy motrat amerikane u raportuan të zhdukura gjatë një udhëtimi në Zvicër.

Marketing

Susan F.* († 40) dhe Lila A.* († 54) u gjetën të vdekura, konfirmojnë zyrtarë nga SHBA për disa media amerikane.

Të dyja thuhet se kanë vdekur në Bazel, sipas zyrtarëve amerikanë. 

“Ne mund të konfirmojmë vdekjen e dy shtetasve amerikanë në Zvicër”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i pyetur nga The Sun. Sipas familjes, dy gratë kanë udhëtuar në Cyrih në fillim të shkurtit. 

Motrat morën një fluturim të drejtpërdrejtë nga Çikago në Cyrih më 5 shkurt dhe ishin planifikuar të fluturonin përsëri më 13 shkurt. Megjithatë, ato kurrë nuk hipën në fluturimin e tyre të kthimit. Miqtë dhe familjarët thonë se është e paqartë pse dyshja fluturoi në Zvicër në radhë të parë.

Të dyja punuan në fushën e mjekësisë , Lila A. si mjeke e njohur dhe Susan F. si infermiere. 

Sipas miqve, motrat duhet të kishin dërguar mesazhe pak para zhdukjes së tyre që “nuk përputheshin me stilin e tyre të zakonshëm gjuhësor”. Besohet se dikush tjetër po dërgonte foto dhe mesazhe nga telefonat inteligjentë të motrave.

Ndaj miqt dhe të njohurit dyshojnë se persona të tretë kanë luajtur rol në zhdukjen e dy motrave. “Kanë qenë në një pozicion shumë të mirë në jetën e tyre për sa i përket karrierës dhe arritjeve dhe nuk ka arsye pse të mos kthehen me dëshirën e tyre”, tha një mik.

Policia kantonale në Basel-Stadt dhe në Cyrih nuk kanë njohuri për rastin kur u pyetën nga Blick. /albora.ch/

Marketing