Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua fillimisht u raportuar si e vetëvrarë dhe më pas u identifikua se është vrarë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar.

Marketing

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë mësohet se fillimisht 56 vjeçari lajmëroi vëllain e tij se, gruaja kishte kryer vetëvrasje, por pas ekspertizës, është zbuluar se ajo ishte vrarë dhe gjuajtja fatale ishte një goditje me thikë në zemër.

Autori e ka pranuar në polici se e ka kryer ai krimin, teksa ka deklaruar gjithashtu se e ka bërë ngjarjen e rëndë për xhelozi.

‘Po unë e vrava, e bëra për xhelozi’ mësohet të ketë thënë ai para policisë./albora.ch/

Marketing