Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur fajtor  një kosovar, i cili  ka kryer vrasje të dyfishtë vrarë më 8 janar 2018, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në Hausen, burri kishte goditur me thikë gruan dhe kunatën(motrën e gruas). Gjykata e Lartë e Aargaut e shpalli fajtor për vrasje të dyfishtë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Po ashtu, kosovari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare. Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë si kompensim dhe dëmshpërblim më shumë se 200.000 franga. 

Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

Kosovari kishte kërkuar aktgjykim fajtor për vrasje dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg.

Palët e dënuar do të kenë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale.

Marketing