Policia greke ka arrestuar një taksist shqiptar me precedentë penalë, i skeduar me katër emra dhe tre mbiemra, dhe një shtetas grek me profesion barist për vrasjen e të riut nga Saranda, Ari Papa, dy vite më parë.

Marketing

Ekzekutori është shpallur në kërkim dhe thuhet se është një vrasës me pagesë nga Shqipëria, i cili ka kryer krimin në Athinë dhe është kthyer prapë në vendin e tij.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë përplasjet për trafikun e drogës dhe opinioni i taksisstit shqiptar për Ari Papën se ishte spiun i policisë greke. Taksisti, emri i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasje dhe ka transportuar ekzekutorin.

Ari Papa u vra më 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. 32 vjeçari i kishte shpëtuar deri në atë kohë tre atentateve dhe rezultonte i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Ari Papa konsiderohej si një nga personazhet më të rëndësishëm të mafies shqiptare në Greqi.

Kush ishte Ari Papa

Ari Kosta Papa i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në rregjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb.

Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Dy vite më parë, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

Marketing