Janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë në Gjermani.

Marketing

Të dyshuarit u kapen sot nga policia.

I dyshuari i parë u arrestua herët në mbrëmje të së hënës. I arrestuari mësohet se është Andreas S. Policia arrestoi 38-vjeçarin në Sulzbach, rreth 60 kilometra larg vendit të krimit.

Menjëherë pas arrestimit të parë, policia kapi edhe një autor të dytë të dyshuar. Këtë e konfirmojnë autoritetet për “Focus”. Bëhet fjalë për një burrë 32 vjeç. Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim.

Siç mësoi Agjencia Gjermane e Shtypit nga qarqet e sigurisë të hënën, S. ishte vënë re në të kaluarën për shkak të një arratisjeje nga një aksident. Burri dyshohet se ka patentë armësh. Ai zotëron një kompani tregtare të mishit të gjahut në rajon.

Të martën pritet të dërgohen para gjyqtarit hetues, raporton “BBC”.

Të hënën, dy oficerë policie ishin qëlluar për vdekje gjatë një ndalimi rutinor në trafik.

Viktimat janë një 29 dhe 24-vjeçar, të cilët sipas mediave gjermane kishin dërguar mesazh në stacionin e policisë.

“Po qëllohemi”, ishte mesazhi i fundit i tyre para se komunikimi të ndërpritet.

Hetimet kishin nisur menjëherë. Por, policia nuk ka dhënë ndonjë motiv eventual që ka çuar në vrasjen e dy policëve gjermanë. /albora.ch/

Marketing