Një shofer i një veture ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti që shkaktoi në autostradën A1 pranë Wangen de Aare BE.
Sipas informacioneve të deritanishme, viktima i cili ishte shofer në pension, kishte vozitur në A1 në drejtim të Bernës dhe për arsye të panjohura, ka kthyer mjetin e tij midis daljes Wangen an der Aare dhe zonës së pushimit Deitingen Nordduke u përplasur kështu ‘kokë më kokë’ me një veturë tjetër, drejtuesi i së cilës ka pësuar lëndime, raporton Blick – transmeton Albora.ch.
Zëdhënësi i Policisë kantonale të Solothurnit, Bruuno Gribi, ka bërë të ditur për revistën rajonale të Aaragau/Solothurn Radio SRF, se fillimisht ka ndodhur një përplasje me dy automjete që po lëviznin në korsinë normale e më pas ka ndodhur një përplasje ballore me një veturë tjetër.