Lëvizjet e fundit të lidhura me luftën, si vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, së bashku me sugjerimet nga disa deputetë për të lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë, ngrenë pikëpyetje rreth traditës së gjatë të neutralitetit të Zvicrës.

Marketing

Këto ngjarje kanë shtyrë disa deputetë zviceranë nga të gjitha anët e spektrit politik të sugjerojnë një referendum, kështu që çështja e neutralitetit mund të vendoset nga votuesit.

Një deputet, Hans-Peter Portmann, tha për SonntagsZeitung se “ndërsa neutraliteti është i ankoruar në Kushtetutë, mungojnë ligjet e dispozitat se si Zvicra duhet të sillet si një vend neutral”, transmeton The Local.

Marketing