Eurodeputetja Viola von Cramon tha se nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë.

Marketing

Nuk është një pyetje ose-ose. “Ne i dimë vështirësitë në këtë drejtim (vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë), Vuçiqi shpjegoi gjithçka, por pavarësisht nga kjo, ne duhet të shohim përkushtimin e Serbisë për t’u përballur me sanksionet kundër Rusisë dhe varësinë nga energjia ruse,” tha Viola von Cramon për gazetën “Nova”.

Në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, shtoi ajo, BE pret njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Detyrime ekzistojnë edhe nga pala kosovare – zbatimi i vendimit të gjykatës për manastirin e Deçanit dhe përgatitja e një projekt-plani për formimin e Aociacionit të Komunave Serbe”, tha von Cramon.

Foto: REL

Marketing