“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua”, ishte kjo deklarata më e fundit e kryeministrit britanik në lidhje me konfliktin e armatosur që tashmë ka hyrë në ditën e 126 të tij.

Marketing

Kryeministri Johnson tha se pushtimi “i çmendur” ishte një shembull i përsosur i maskilitetit toksik dhe bëri thirrje për më shumë gra në pushtet.

Komentet e Johnson erdhën përpara takimit të NATO-s ku aleatët do të diskutojnë se si t’i përgjigjen kërcënimeve të ardhshme. Në samitin në Madrid, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do t’u bëjë thirrje anëtarëve të tjerë të aleancës që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Shpenzimet e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar parashikohen të arrijnë 2.3% të PBB-së, një masë kryesore e të ardhurave vjetore të një vendi. Ndërkohë që disa vende të tjera të aleancës nuk e kanë përmbushur objektivin vjetor prej 2% të vendosur nga NATO.

Marketing